Shalqini dhe vetitë e tij

E kush nuk është i dashuruar pas këtij fruti simbol të verës? Pa përjashtim, të vegjël e të rritur. I freskët, i lëngshëm, etjeshues e që nuk mungon kurrë në ditët e nxehta.
Vetitë e tij janë të shumta e sado i ëmbël qoftë, përmban vetëm 30 kilokalori për 100 gr frut.
Pra, është shumë i përshtatshëm për linjat aq shumë të dëshiruara nga të gjithë, përveç ndjenjës së ngopjes që na ofron.
Shumë i pasur me ujë që ofron ushqimin e organizmit me lëngje. Kasafortë kripërash minerale dhe vitamine A, që na ndihmon kundër plakjes dhe C, që mbron lëkurën nga rrezet e diellit.
Ashtu si domatet, ka një përqindje të lartë karrotenoidi, që i jep ngjyrën aq të bukur të kuqe. Mbron mushkëritë e duhanpirësve dhe atyre që janë të rrethuar nga smog-u, në qytetet e mëdha. Këshillohet heqja e farave si lasative.
Kripërat minerale ne shalqi janë, potasi, magnezi, zink e hekur. Përdoret i prerë feta, në kubikë për sallata, miks frutash, akullore e në pije freskuese.