Për më shumë se 30 vjet murgeshat kanë trafikuar me foshnje!
Spanja tronditet nga një skandal: Për më shumë se 30 vjet murgeshat kanë trafikuar me foshnje!
-------------------------------------------
Në hetimin e quajtur "Operacioni i fshehtë", garda civile spanjolle ka
arrestuar 31 persona, për të cilët besohet se janë të përfshirë në
rrjetin kriminal të trafikimit të foshnjave.
Në mes të të arrestuarve ka punëtorë të shëndetësisë, si dhe dy murgesha.
Policia beson se këta persona ka trafikuar me foshnje për 30 vite. Për
disa të të akuzuarit për të cilat janë ngre padi, ndoshta edhe nuk do të
mund që të dalin të gjalla nga burgu pasi që janë shumë të moshuara.
Ky rrjet kriminel është krijuar në vitin 1970, ndërsa gjithë anëtarët e
këtij grupi tani jetojnë në qytetin spanjoll të Valencisë.
Foshnjat bliheshin nga gra të varfra në Maroko, me një çmim prej 1.200
deri 6.000 euro, ndërsa shiteshin në Spanjë, ku edhe u rregullonin
dokumente të rrejshme.