Dafina dhe DJ Blunt, në lidhje !


Këngëtarja  Dafina Zeqiri, e cila sapo ka prezantuar këngën e saj të re “Bloodah”, duket se ndodhet në një moment të mirë shpirtëror.
Pasi i dha fund lidhjes me Ledri Vulën, një lidhje që i dha nota artistike me një duet e klip, sipas "Panorama", ajo po shijon lidhjen e saj të re me DJ Blunt, një nga artistët më të pëlqyer në Kosovë. Reperi i njohur para një muaji i dha po ashtu fund lidhjes katërvjeçare me stilisten nga Kosova/.
Ndërkohë që Dafina dhe DJ Blunt, edhe pse po përpiqen ta mbajnë disi të fshehtë këtë një muaj lidhjen e tyre, ata përsëri nuk u kanë shpëtuar syve kureshtarë në Prishtinë, që në fakt i shohin si çiftin më të bukur të sapokrijuar dhe që shkojnë shumë mirë bashkë. Nuk duket si një histori nga ato të shkurtrat, pasi dy artistët kalojnë shumë kohë bashkë, dhe madje fundjavën e kaluar janë parë të argëtohen së bashku në Ulqin.