Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Pyetja e juaj është paksa e paqartë, megjithëkëtë themi se nëse
prindërit kanë pasur ndonjë fëmijë dhe ai ka vdekur, atëherë u lejohet
atyre ta emërtojnë fëmijën tjetër me të njëjtin emër që ka pasur fëmija e
parë dhe në këtë nuk ka kurrfarë ndalese.
Kjo është e njohur dhe për këtë flasin juristët islam, ndërsa që dy
fëmijë ose më shumë vëllezër të emërtohen me të njëjtin emër, është një
praktikë e panjohur te myslimanët. Kjo, jo vetëm që shpien në
ngatërrimin e emrave, mirëpo në kohën bashkëkohore shpien edhe në
ngatërrimin e dokumenteve të identifikimit.
Në disa shoqëri myslimane në të kaluarën, por ndoshta edhe tani,
ishte e njohur tradita që vëllezërit të emërtohen me të njëjtin emër,
por bëhej dallim në renditje, duke i quajtur p.sh. Muhamedi i parë,
Muhamedi i dytë, i tretë dhe kështu me radhë. Nëse veprohet kështu,
atëherë nuk ka ndonjë të keqe në këtë.
Gjithashtu është e njohur edhe metoda që fëmijët të emërtohen me të
njëjtin emër, por krahas kësaj u vihet edhe nga një shtesë për
identifikim, sikurse Muhamed Ali, Muhamed Hasen, Muhamed Omer, etj. Edhe
në këtë rast nuk ka ndonjë pengesë që to ta ndalonte një veprim të
këtillë. Zoti e di më së miri!
Alaudin Abazi
